Dje, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) e ka nënshkruar kontratën me operatorin ekonomik “Petrol Company”, për “Furnizimin me karburant të naftës-dizel, për kaldaja dhe motor dizel”, shkruan portali rajoni.org.
Tenderi të cilin e ka fituar Petrol Company ka qenë i ndarë në 2 lot (pjesë), ku të dyjat i ka fituar e njëjta kompani.
Furnizimi me karburante për dy lotot, sipas kontratës, KEK’ut pritet të i kushtoj në vlerë totale 11,547,538.80€.