Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Drenas, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka lëshuar një kërkesë zyrtare për bashkëpunim me qytetarët.
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar, i cili shihet në fotografinë e siguruar nga autoritetet (e bashkangjitur në njoftimin zyrtar).
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ky person kërkohet për përfshirje në veprën penale “Zjarrvënie”.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit të dyshuar, ju lutemi të kontaktoni menjëherë Policinë e Kosovës përmes këtyre kanaleve: Telefon: 192 dhe E-mail: [email protected]
Policia falënderon paraprakisht qytetarët për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në rritjen e sigurisë publike dhe zbardhjen e këtij rasti.