E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Policia zbret në një familje në Skënderaj, arrestohet nëna 25-vjeçare

Jo rrallëherë fëmijët keqtrajtohen nga prindërit e tyre. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Për një rast të tillë, që ka ndodhur në fshatin Qirez të Skenderajt, Prokuroria ka nisur hetimet ndaj një nëne 25-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se e dyshuara (emër i njohur për redaksinë, që nuk do të publikohet me qëllim të ruajtjes së identitetit të viktimës së mitur) përfundoi në Policia pasi fillimisht denoncoi burrin e saj për dhunë në familje.

Gjatë hetimeve preliminare të Policisë, u zbulua se ajo e ka goditur me shuplakë fëmijën e saj 6-vjeçar, për çka e dyshuara u intervistua nga hetuesit policorë, ku tregoi në detaje rastin,

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarës të iniciohet rasti për veprën penale “Keqtrajtim apo braktisja e fëmijë”.,

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Prindi, prindi adoptues, kujdestari apo personi tjetër që ushtron autoritet prindëror mbi fëmijën, i cili keqtrajton fëmijën e tillë duke përdorur masa fizike apo mendore ose shkel detyrimin e tij për përkujdesje dhe edukim të fëmijës, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet.”

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer