E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Prokuroria s’e ka gati aktakuzën për Kilajn, avokati dhe gjyqtari iu kërkojnë afat kohor, përmendet lirimi i tij

Prokuroria Speciale e Hagës pavarësisht që ka arrestuar ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj, s’është ende gati që të dorëzojë aktakuzën ndaj tij. Gjyqtari i Procedurës paraprake, Nicholas Guillou, ka pyetur Prokurorinë Speciale se kur do të dorëzojnë aktakuzën meqë në gjykatë ndodhet një person i dyshuar i arrestuar dhe se dëshiron një gjykim të drejtë dhe të shpejtë, shkruan Gazeta Express.

Prokurori ka deklaruar se do të punojnë shumë shpejt që ta dorëzojnë, por se janë disa hapa që planifikojnë të marrin javëve të ardhshme, duke analizuar provat e sekuestruara, intervistën e Kilajt si i dyshuar.

“Do përpiqemi sa më shpejt ta dorëzojmë aktkauzën”, ka deklaruar Prokurori i Specializuar.

Avokati mbrojtës i Kilajt, Brien Edwards, ka thënë se klienti i tij s’mund të qëndrojë në paraburgim që Prokuroria Speciale të kryejë punët e veta, duke ngritur shqetësime se procesi mund të zgjasë edhe me muaj, raporton Gazeta Express.

“Ky është një proces që nuk i dihet fundit. Jemi në fillim të këtij procesi. Është shumë e vështirë se si do të kryhet kjo brenda pak javës, sepse bëhet fjalë për muaj, s’mund të bëhet kjo për disa javë. Rrjedhimisht kjo e kërcënon shumë z.Kilaj, z. Kilaj s’mund të qëndrojë në paraburgim   që prokuroria të mbledhë prova dhe të bëjë punën e vet”, ka thënë avokati mbrojtës i Isni Kilajt, shkruan express.

Avokati mbrojtës i Isni Kilajt Brien Edwards

Edhe Gjyqtari i Procedurës Paraprake më pas ka thënë se ka të njëjtën pyetje sikurse avokati i Kilajt, për atë se sa do të zgjasë procesi i përgatitjes së aktakuzës?

“A mund të jepni afat kohor, a do të kaloj javë, apo muaj?”, ka pyetur gjyqtari.

Gjyqtari Nicholas Guillou

Prokurori ka thënë se përgjigja varet nga analiza që do të bëjnë, dhe ka kërkuar që data 20 nëntor të jepet si afat i përafërt për Prokurorinë.

“Përgjigja varet nga analiza që kryhet. Duke filluar nga tani për të analizuar provat që kemi. Ju kërkojmë të na caktoni një afat, diku nga data 20 nëntor, sepse kjo na jep kohë të analizojmë”, ka thënë Prokurori i rastit.

Prokurori i Specializuar

Gjyqtari Nicholas Guillou më pas ka ndërhyrë përsëri duke thënë “Pra s’jeni në gjendje të na thoni sot se kur do ta dorëzoni aktakuzën?”, raporton Express.

Prokurori përsëri ka thënë se varet nga analiza e materialit që do të bëjnë, duke thënë se një pjesë sapo ua kanë sjellë në zyrë.

“Varet shumë nga analiza e materialit që sapo kemi marrë, sapo na e sollën në zyrë, një pjesë e morëm dje. Sot e shtunë. E kam të vështirë të jap një parashikim kohor. Por mund të them që me 20 nëntor, do të jem në gjendje t’iu japë një parashikim më të saktë”, ka vazhduar Prokurori.

Pas kësaj gjyqtari paraprak ka pyetur Isni Kilajn nëse ka diçka për të thënë rreth arrestimit të tij dhe transferimit për në Qendrën e Paraburgimit, por ai ka thënë se s’ka asgjë për të thënë. Më pas Guillou ka vendosur për një pauzë 20 minutëshe të seancës.

Avokati mbrojtës gjatë seancës ka kërkuar edhe lirimin e Kilajt meqë s’është gati aktakuza. Ai ka thënë se Kilaj do të respektoj të gjitha caktimet e Gjykatës nëse do të lirohej, duke thënë se ai mbush 60 vjeç në dhjetor dhe s’ka plane të ikë apo diçka të ngjajshme.

“Është kandidat jashtëzakonisht i mirë për t’u liruar përkohësisht. Do t’i përmbahet çdo kushti që do t’i vihet”, ka deklaruar avokati mbrojtës”,

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar të premten se ka arrestuar ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, nën dyshimin për pengimin e drejtësisë.

Në një njoftim për media të premten vonë, ZPS-ja tha se ai u arrestua sipas një urdhërarresti të lëshuar nga Prokurorja e Specializuar.

“Kilaj u arrestua për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare brenda kuptimit të nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës… dhe shkeljen e sekretit të procedurave”, thuhet në njoftim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer