E mërkurë, 17 Korrik, 2024

PSG, Al Khelaifi: Fitimi i kampionatit ishte fantastik, i falenderoj të gjithë

Ekipi i Paris Saint-Germain është kampion i Francës për herë të dymbëdhjetë në historinë e tij.

Pas barazimit të papritur ditën e shtunë ndaj Le Havre, skuadra e Luis Enrique festoi një ditë më pas falë ndalesës së Monako, që u mund 3-2 në Lyon.

PSG është 12 pikë përpara rivalëve, tre ndeshje para përfundimit të Ligue 1.

Një diferencë që u jep parisienëve sigurinë matematikore të titullit kampion.

Një nga personat më të lumtur për këtë titull është presidenti Nasser Al-Khelaïfi, që nuk e fsheh kënaqësinë e tij.

“Të fitosh kampionatin është fantastike, por fitimi i Ligue 1 për herë të dymbëdhjetë është edhe më i veçantë për të gjithë ata që lidhen me Paris Saint-Germain. Urime të gjithë lojtarëve, trajnerit tonë Luis Enrique dhe stafit, për Luis Campos dhe departamentin e tij, si dhe për të gjithë anëtarët e klubit”, tha Al-Khelaifi.

“Që nga fillimi i sezonit, skuadra ka qenë shumë e bashkuar. Të mos harrojmë tifozët, të cilët ishin të jashtëzakonshëm dhe na qëndruan pranë në çdo situatë. Ne do ta shijojmë këtë moment si familje dhe gjithashtu do të vazhdojmë të punojmë shumë deri në momentin e fundit të sezonit”, tha presidenti i PSG.

Skuadra e PSG është kualifikuar për në gjysmëfinalet e Champions League, ku do të luajë ndaj Borussia Dortmund.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer