Wednesday, April 30, 2025

Publikoi foto me armë në rrjete sociale, burri në Skenderaj përfundon në Polici

Publikimi i videove e fotove të ndryshme në rrjete sociale shpesh po i fut kosovarët në sherr me Policinë. Ata jo rrallë herë dalin të jenë merakli të mbajtjes së armëve, kryesisht pa leje dhe me ekspozimin e tyre në rrjete sociale, shpesh tentojnë të shfaqen si të “fortë” dhe të pakapshëm për organet e rendit, shkruan portali rajoni.org.

Një rast i tillë është zbuluar dje rreth orës 20;40 në rrugën “Skënderbeu” në Skenderaj , ku Policia ka marrë informacione që një person ka ekspozuar armë në një fotografi të postuar në rrjete sociale.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet me dije se pas veprimeve hetimore, është arritur që të identifikohet i dyshuari, i cili është. është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.

Policia njoton së nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë pa fishekë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të hetohet në liri për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer