Wednesday, July 8, 2026

Pushteti i Pecit rehaton në një bord motrën e Agim Bahtirit dhe njeriun e Guxo

Pushteti i kryetarit të Mitrovicës, Faton Peci, ka emëruar në Bordin e Përkohshëm të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” në Mitrovicë motrën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, si dhe një ish-kandidat për asamble nga Lista Guxo.

Në mesin e të emëruarve është Xhevrie Bahtiri, motra e deputetit Agim Bahtiri, si dhe Ilir Parduzi, kandidat i Listës Guxo për Kuvendin Komunal.

Komisioni Komunal i Aksionarëve i Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. në Mitrovicë ka emëruar Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve përmes një procedure të përshpejtuar.

Sipas vendimit të datës 6 korrik 2026, Komisioni ka emëruar në bordin e përkohshëm Ilir Parduzin, Xhevrie Ademi Bahtirin, Mexhit Musën dhe Xhavit Hasanin. Megjithatë, në vetë titullin e vendimit thuhet se po emërohen tre anëtarë, ndërsa në përmbajtje figurojnë katër emra, çka përbën një mospërputhje logjike në dokumentin zyrtar.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer