Thursday, June 4, 2026

Kurti njofton pakon për përballje me inflacionin: 100 euro për pensionistët, fëmijët, sektorin privat e studentët

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se ka kërkuar dizajnimin e një pakoje për përballje me inflacionin. Kurti ka thënë se pakoja për përballje me inflacionin 2.0 synon mbështetje të njëhershme prej 100 euro për pensionistët, 100 euro për fëmijët, 100 euro për punonjësit e sektorit jopublik dhe 100 euro për studentët.

“Qeveria jonë dhe e tyre nuk do t’i lërë kurrë vetëm qytetarët pavarësisht bllokadat që të tjerët mund t’i vendosin”, tha Kurti.

Kurti tha se pensionistët dhe fëmijët nuk do të kenë nevojë për aplikim dhe pagesat do të bëhen javën e ardhshme, ndërsa për punonjësit e sektorit jopublik dhe studentët, nevojitet procedurë aplikimi që do të hapet javën e ardhshme.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer