Thursday, June 25, 2026

Qeverisja e Faton Pecit nuk e lë qytetarin të futet në Komunë me shorce pas vendimit për kod të veshjes, ai ankohet se janë nën gju

Vendimi i Komunës së Mitrovicës për zbatimin e një kodi të veshjes për hyrje në objektin komunal ka nxitur reagime në rrjetet sociale.

Një qytetar ka kundërshtuar kufizimet që, sipas tij, mund t’ua pamundësojnë qytetarëve marrjen e shërbimeve komunale për shkak të veshjes, shkruan “Jepi zë”.

“Mu pantolla nën gju e mos me m’u leju me hi në komunë, kjo është krim, jo moral”, ka shkruar ai në reagimin e tij.

Sipas qytetarit, veshja shumë e shkurtër mund të mos konsiderohet e përshtatshme për institucione publike, por pantallonat që mbulojnë gjunjët nuk duhet të jenë arsye për t’iu mohuar qytetarëve qasja në shërbime.

“Edhe kjo në foto shumë është në rregull, por pantollat e mia nuk janë pjesë e turpshme. As feja jem s’e ndalon”, ka theksuar ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer