E shtunë, 4 Maj, 2024

Qeverisja e Ferit Idrizit për liber të ginisit, largohet edhe drejtori i 9 me rradhë

Drejtori i drejtorisë së inspeksionit në Komunën e Vushtrrisë, Bujar Pllana është larguar nga ky post.

Të paktën kështu kanë mësuar burime të portalit rajoni.org brenda komunës së Vushtrrisë.

FOTO: Bujar Pllana
FOTO: Bujar Pllana

Portali rajoni.org i ka shkruar Ferit Idrizit, për t’a pyetur së cilat janë arsyejet e largimit të Bujar Pllanës nga pozita e drejtorit të inspeksionit, por deri në publikimin e artikullit nuk ka marrë përgjigjje.

Lidhur me çështjen në fjale ka reaguar përmes rrjetit social “facebook” asamblisti i LDK’së në Vushtrri, Shkelzen Xhaferi.

Ai pasi ka kujtuar numrin e drejtorëve të larguar në Komunën e Vushtrrisë, ka akuzuar qeverisjen e Ferit Idrizit për pazare.

“9 nga 12 drejtorët u ndërruan/shkarkuan/dorëhiqen nga pozita gjatë mandatit Idrizi. Pazare, pazare dhe vetëm pazare do të mbahet në mend ky mandat qeverisës!“, thuhet në postimin e Xhaferit.

FOTO: Shkelzen Xhaferi
FOTO: Shkelzen Xhaferi

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer