Gjëra që nuk shihen në vende tjera të botës, shihen dhe dëgjohen në qytete të Kosovës, shkruan portali rajoni.org.
Një qytetarë i cili jeton në rrugën “Bekim Berisha” në Komunën e Skenderajt është duke e pasur një problem në shtëpinë e tij, ku shihet se një shtyllë elektrike është e vendosur në murin e duvarit të shtëpisë së tij.
Qytetari i cili e ka këtë problem në shtëpinë e tij, ka thënë se i ka bërë me dije te postës në Skenderaj dhe gjithashtu edhe në Mitrovicë, mirëpo nuk është marrë asnjë veprim për këtë qështje.
Ky qytetarë është duke u munduar të gjejë një mënyrë që ta largojë këtë shtyllë elektrike nga shtëpija e tij, që sipas pamjev që shihen gjendja e shtyllës elektrike është një situatë e rrezikshme.