Të fundit:

- Advertisement -

Raportohet për helmime masive të qenve në Mitrovicë të Veriut

- Advertisement -

Një seri e re e helmimeve masive të qenve po raportohet nga Kossev të ketë ndodhur në Mitrovicë të Veriut këtë vikend.

Shumë trupa të ngordhur janë gjetur lokacione të ndryshme të qytetit, e madje një prej tyre edhe afër një shkolle fillore.

Shoqata për mbrojtjen e Kafshëve “Šapa” ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes, raporton Kossev, përcjell Nacionale.

- Advertisement -

Ata po ashtu kanë nënkuptuar se kanë marrë informacione nga qytetarët që kishin pasur kontakt me helmin në fjalë.


“Ju lutemi të mos i qitni jashtë qentë tuaj,” – apelon kjo shoqatë. Ata iu kanë bërë thirrje qytetarëve që edhe të inçizojnë çfarëdo gjëje të çuditshme që shohin.

Trupat e qenve ishin gjetur pranë shumë lokacioneve në Mitrovicën e Veriut.

“Kësaj radhe, helmi është ndryshe, është pa ngjyrë,”- thuhej më tej në njoftimin e shoqatës.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -