E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Rast i rëndë për familjen Rexhaj Djali gjen babain pa shenja jete në shtëpi, mjeku konstaton vdekjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në familjen Rexhaj në fshatin Jabllanicë të Vogël në Pejë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete, në shtëpinë e tij. Viktima ishte dërguar menjëherë në Spitalin të Pejës, por fatkeqësisht pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për Halit Rexhajn, i cili u dërgua i gjakosur në spital, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

I ndjeri, i cili jetonte i vetëm u gjet nga djali i tij i shtrirë dhe në gjendje të rëndë. Me shpresën se ka shenja jete i riu e dërgoi babain në spital dhe e njoftoi Policinë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, me ç’rast ka kryer ekzaminimet e nevojshme që do të ndihmojnë për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka vdekur viktima.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion dhe rasti të hapet si “Hetim i vdekjes”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer