E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Rilindja e Xherdan Shaqirit

Është kthyer përsëri në pikë referimi.

Xherdan Shaqiri realizoi për herë të parë përpara tifozëve të tij, në një ndeshje të rëndësishme të Baselit në Zvicër.

Dueli i Superligës ndaj Servettet u duk se nuk mund të fitohej, por futbollisti shqiptaro goditi tri herë, duke qenë ai heroi i përmbysjes për 3-1.

Golat e tij erdhën në minutat 40-të me goditje dënimi, dhe pastaj fare në fund, në minutën e parë dhe të dytë shtesë të ndeshjes.

Ishte goli i parë me goditje dënimi për të këtë sezon, dhe i 12-ti në karrierë.

Shaqiri ka 5 rrjeta dhe 7 asistë në kampionat, duke qenë numri 1 në renditjen e kombinuar gola-asistë.

Për më tepër, Baseli u ngjit në krye të renditjes.

“Ishte një ditë e madhe për ne. Kohët e fundit e kemi pasur të vështirë ndaj ekipeve rivale, por e kaluam mirë këtë provë. Jam I lumtur që e përmbysëm rezultatin. E doja patjetër një gol para tifozëve tanë. Jam kthyer në shtëpi dhe po e shijoj sërish futbollin. Ne jemi në krye të ligës, por këtë sezon mund të ndodhë gjithçka. Rëndësi ka vazhdimësia”.

Baseli kryeson kampionatin zviceran me 28 pikë, po aq sa Lugano, ndërsa rivalët e tjerë janë gjithashtu pranë, raporton abcnews.

Taulant Xhaka nuk ishte këtë herë në ekip, por ishin dy shqiptarë të tjerë nga Kosova, Kololli dhe Albian Ajeti.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer