Të fundit:

Plas sherri mes çiftit në Obiliq, 64-vjeçari e akuzon gruan se “po shkon me kojshi”

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në...

Pamje ekskluzive nga rrahja në mes të kryeshefit të ujësjellësit dhe komshiut të tij, e pësoi edhe gruaja e Krasniqit (VIDEO)

Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi,...
- Advertisement -

Rrahje mes gjashtë personave, tre nga ta përfundojnë në ndalim policor dhe tre ende në arrati

- Advertisement -

Konfliktet mes të rinjtë jo rrallëherë eskalojnë në përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Motivet shpesh dalin të jenë banale dhe lidhen me probleme për të cilat ata nuk arrijnë të merren vesh dhe për pasojë futen në sherr, raporton Gazeta Sinjali.

Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur edhe në fshatin Gremnik të Klinës, ku si pasojë janë arrestuar tre të rinj.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se të dyshuarit fillimisht ishin larguar nga vendi i ngjarjes, për t’u paraqitur një ditë më vonë në stacionin e Policisë ku kanë dhënë dëshmitë e tyre para hetuesve policorë.

- Advertisement -

Tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit, teksa vazhdojnë kërkimet edhe për tre personat tjerë që dyshohet se u përfshinë në rast.

Prokurori ka urdhëruar që rasti të cilësohet ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen edhe të dyshuarit tjerë.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -