E premte, 26 Prill, 2024

Serbët tallen me kosovarët: Ju blini plazmat tona ne blejmë tenka ushtarake [FOTO]

Ka kohë që në Kosovë ka filluar fushata kundër blerjes së produkteve me prodhime serbe shkruan portali rajoni.org.

Por, siç shihet kjo nuk po mirret edhe aq parasysh pasi shumë qytetarë po vazhdojnë me blerje të zakonshme duke mos i kushtuar rëndësi origjinës apo vendit ku është prodhuar produkti. Kjo, madje po ndodh edhe te institucionet e larta vendore (rasti i skandalit të komunës së Skënderajt).

Në anën tjetër në një koment në rrjetin social “Facebook”, shihen disa serbë duke u tallur me këtë dukuri. Në një foto që ka siguruar Rajoni, një serb shihet se ka shkruar: “Ju bleni “Plazmat” (produktet tona) ne blejmë “S500″ (makineri ushtarake).”

Ndoshta kjo do t’i vetëdijësoj kosovarët njëherë e mirë, që të ndalojnë së fuqizuari ekonominë e armikut tonë shekullor shqiptar. Në vend të kësaj të fillojnë të kontribuojnë në ngritjen e  kompanive vendore.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer