Shahin Dervishaj nga Kostërci i Skenderajt, të cilit i atribuohen meritat për takimin masiv të Partisë Demokratike të Kosovës, në Baden Württembergut të Gjermanisë, i cili u mbajt më 11 nëntor, me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.
Jeton prej kohësh në Gjermani dhe gëzon autoritet të gjerë te bashkatdhetarët tanë në Gjermani, ndërsa njihet edhe për zemërgjerësi.
Ai është një nga afaristët më të suksesshëm në Shtutgart dhe më gjerë, duke e udhëhequr firmën Dervishaj GmbH.
Ai ka marrë besimin e anëtarësisë së gjerë dhe bashkatdhetarëve, që si kryetar i Degës së PDK-së në Shtutgart, të jetë në listë për deputet në Parlamentin e Kosovës.