Një çift të moshuarish nga Çubreli i Skenderajt është bërë frymëzim për shumë njerëz, pasi edhe në moshën 99 dhe 94 vjeç vazhdojnë të punojnë tokën me përkushtim.
Pavarësisht moshës së shtyrë, ata nuk i janë ndarë punës së përditshme, duke punuar me kazmë dhe duke dëshmuar se vullneti dhe dashuria për tokën mbeten të pandryshuara.
Pamjet e çiftit kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale, ku kanë marrë mijëra reagime pozitive. Shumë qytetarë i kanë cilësuar ata si shembull të punës, këmbënguljes dhe jetës aktive, duke treguar se mosha nuk është pengesë kur ekziston dëshira për të vazhduar përpara.Historia e tyre është kthyer në një simbol të përkushtimit dhe qëndrueshmërisë, duke fituar admirimin e publikut.