E shtunë, 27 Korrik, 2024

Shkollat “pa bereqet” në Skënderaj

Në Skënderaj ka një numër mjaft të madh të shkollave të futbollit, në të cilat stërviten të rinj të grupmoshave të ndryshme, shkruan portali rajoni.org.

Ato janë me dhjetëra sosh dhe kryesisht drejtohen nga ish-futbollistë të KF Drenicës, të cilët pas largimit aktiv nga futbolli përvojat e tyre po mundohen t’i përcjellin te rinia e Skënderajt.

Mirëpo, sa janë të suksesshme këto shkolla dhe sa prodhojnë futbollistë për ekipin e Drenicës është një pikëpyetje e madhe.

KF Drenica për dallim nga më herët kryesisht furnizohet me lojtarë nga jashtë duke paguar shuma të majme parash dhe si pasojë e këtyre pagesave jo rrallë herë, për të mos thënë gjithmonë ka qenë në krizë financiare.

Atëherë kur kjo është kështu vihet në pikëpyetje çështja e arsyeshmërisë së ekzistimit të këtyre shkollave, ku fëmijët janë të detyruar të paguajnë çdo muaj për t’u stërvitur.

Për të paguar diku që nuk dihet as a kanë planprogram apo a janë të licensuara dhe me KF Drenicën nuk kanë kontakt fare.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer