E enjte, 25 Prill, 2024

Shqetësuese: Dy të mitur kapen me thika, i ekspozuan ato në oborrin e një shkolle

Mbajtja e armëve nga të miturit tashmë është bërë dukuri që po shqetëson prindërit dhe shoqërinë. Përpos armëve të zjarrit, ata shpesh herë kapen me armë të ftohta, të cilat edhe nuk hezitojnë t’i përdorin gjatë përleshjeve fizike në të cilat përfshihen, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë u zbulua dje në Lagjen e Kuvajtit në Podujevë, ku dy të mitur janë kapur me mjete të mprehta.

Sinjali mëson se dy të dyshuarit kishin hyrë brenda oborrit të shkollës fillore të mesme të ulët ‘Dëshmorët e Kombit’, ku kanë ekspozuar thikat të cilat i kishin me vete.

Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë menjëherë në terren dhe kanë arritur që t’i arrestojnë dy të dyshuarit, ndërsa thikat janë sekuestruar.

Të miturit e moshave 15 dhe 17-vjeç janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar në praninë e avokatëve mbrojtës dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer