E martë, 25 Qershor, 2024

ShSKUK-ja hap konkurs për 300 vende të lira të punës

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), Elvir Azizi, ka konfirmuar hapjen e konkursit për profesionistët shëndetësor.

Azizi ka thënë se numri në total i tyre do të jetë afër 300, ndërsa 80 prej tyre do të jenë specialistë të profileve të ndryshme.

“Janë 300 e diçka profesionistë të llojeve të ndryshme. Në mos gaboj sepse nuk jam marrë drejtpërdrejtë, janë dikund mbi 80 specialistë të profileve të ndryshme, ka mjaftë infermierë, ka pak staf mbështetës i cili patjetër që është dashur me u forcu por në anën tjetër nuk do të jetë konkursi i fundit, ky është vetëm një fillim ku ne presim që ta stabilizojmë situatën me këtë numër të punëtorëve dhe pastaj të planifikojmë në mënyrë të mirëfilltë që për çdo dalje në pension, paraprakisht të hapet konkursi, të pranohet personi tamam në kohën e pensionimit ose të largimit nga puna të personit tjetër”, ka thënë Azizi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer