Monday, July 13, 2026

Shteti nuk e ndihmoi: Gani Koci lufton me kancerin, familja kërkon ndihmë – shitën tokën, fëmijët hynë në kredi dhe borxhe, por nuk mjaftuan

Familja e Gani Kocit ka bërë një apel të ri publik për mbështetje financiare, pasi një nga veprimtarët e hershëm të çështjes kombëtare dhe një nga figurat e angazhuara në rrugëtimin drejt lirisë së Kosovës po vazhdon betejën me kancerin.

Gani Koci ishte një nga organizatorët e demonstratave shqiptare të vitit 1981, për çka u arrestua nga regjimi jugosllav dhe u dënua me 15 vjet burgim. Pas viteve të vuajtjes si i burgosur politik, ai vazhdoi angazhimin për çështjen kombëtare dhe ishte ndër pjesëtarët e hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë kontribut në periudhën para dhe gjatë luftës.

Në një përditësim të publikuar nga vajza e tij, familja shprehet se falë donacioneve të mbledhura që nga gushti i vitit 2024, shitjes së tokës së Gani Kocit dhe sakrificave të familjes, është arritur të vazhdohet imunoterapia, e cila kushton 3,500 euro çdo 21 ditë.

Megjithatë, familja thekson se ende nuk ka marrë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa specialistët në Zagreb kanë rekomanduar një trajtim të specializuar me radiokirurgji stereotaktike.

Kostoja e këtij trajtimi vlerësohet rreth 20 mijë euro, prej të cilave 14 mijë euro janë për procedurën, ndërsa pjesa tjetër për qëndrimin, imazherinë, analizat dhe shpenzimet e tjera mjekësore.

Familja Koci bën të ditur se ka shpenzuar të gjitha kursimet, ka marrë kredi dhe hua për të vazhduar trajtimin, por tashmë i është drejtuar sërish qytetarëve dhe diasporës për ndihmë.

“Nëse keni mundësi të kontribuoni, sado pak, ose edhe vetëm ta shpërndani këtë fushatë, do të na afroni një hap më pranë trajtimit që shpresojmë t’i japë fund kësaj beteje”, thuhet në apelin e familjes.

LINKU: https://www.facebook.com/share/1LtRbAwdWR/?mibextid=wwXIfr

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer