KosovaNews para dy vjetësh pati raportuar ekskluzivisht se si pothuajse të gjitha bizneset e oligarkëve Blerim dhe Shkëlqim Devolli pronësinë e tyre fundore e kanë të regjistruar me pasaporta të Serbisë.
Edhe televizioni Klan Kosova dhe operatori Art Motion pronësinë e tyre fundore e kishin të regjistruar me pasporta të Serbisë në Maqedoni.
Dje, inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë zbarkuan në Qumështoren Vita, për një inspektim të befasishëm, mirëpo kjo ngjalli reagime të mëdha nga udhëheqësit e kësaj kompanie, të cilët në shenjë revolte e mbyllën fabrikën.
Ndërkohë, në anën tjetër, përemes mediave që financohen nga Devollët, tentuan ta mashtrojnë opinionin publik, duke thënë se kinse Qeveria e ka mbyllur fabrikën në shenjë hakmarrje politike,
Por, meqë u hap ky debat, KosovaNews me një kërkim të thjeshtë e ka hulumtuar edhe pronësinë e Qumështores Vita për ta gjetur pronarin e vërtetë.
Megjithë përshtjellimet e çuditshme, që zakonisht i hasim tek kompanitë e Devollëve, sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve(ARBK), pronare e Qumështores Vita figuron kompania “Abrazen L.L.C”, me seli në Istog.


Sipas të dhënave të ARBK-së, pronare e kompanisë “Abrazen L.L.C” , si pronar juridik, figuron “Abrazen ltd” në Maltë, me adresë: Valletta, Indepedence,Valleta VLT, NUI: C63960, me kapital prej 9,9 milionë euro.

Vajza e Blerim Devollit, Jona Devolli, është pronare “Abrazen ltd” në Maltë, pronësinë e kompanisë e ka të regjistruar me pasaportë të Serbisë.
KosovaNews pati raportuar se si Vlera Devolli, vajza e Blerim Devollit, e ka të regjistruar me pasaportë të Serbisë në Maltë pronësinë e kompanisë që merret me energji solare.
Edhe vajza tjetër e Blerim Devollit, pra Jona Devolli, po del se e ka të regjistruar kompaninë që e ka në pronësi Qumështoren Vita në Maltë, me pasaportë të Serbisë.

Sipas të dhënave të Agjensisë së Bizneseve në Maltë, si pronare e kompanisë “Abrazen ltd” në Maltë figuron shtetasja serbe Jona Devolli.
Janë me qindra faqe dokumentesh, të cilat tregojnë një përshtjellim të pronësisë së kompanisë “Abrazen ltd” në Maltë, e cila e ka në pronësi Qumështoren Vita në Kosovë, por ajo që është faktike është se si pronare kryesore figuron Jona Devolli, vajza e Blerim Devollit, ndërsa ajo që është më skandaloze është se pronësinë e kësaj kompanie nuk ua ka besuar dukumenteve të Republikës së Kosovës, por e ka regjistruar me dokumente të Republikës së Serbisë.

“Si baba, si bijat”
Sipas hulumtimit të KosovaNews, edhe oligarku Blerim Devolli ka shtetësi të Serbisë, dokumentet e të cilit i ka nxjerrë jo më larg se në vitin 2021.
Se si dhe pse po ndodh që të gjitha bizneset e Devollëve pronësinë e kanë të të regjistruar me pasaporta të Serbisë, kjo u mbetet organeve shtetrore të Republikës së Kosovës për ta hetuar…