Sot, në shkollën fillore “Azem Bejta” në Prekaz të Epërm të Komunës së Skenderajt janë pensionuar tre mësimdhënësit e saj, Fehmi Shabani, Jashar Jashari dhe Fadil Idrizi, të cilët kanë përfunduar karrierën e tyre profesionale pas rreth katër dekadash pune në shërbim të arsimit, shkruan rajoni.org.
Gjatë këtyre viteve, ata kanë qenë një shtyllë e rëndësishme e arsimit, duke udhëhequr me përkushtim e profesionalizëm dhe duke përcjellë me sukses dhjetëra gjenerata nxënësish.
Në ditën e pensionimit kolektivi i shkollës ka organizuar një ceremoni falënderuese dhe përcjellëse.






