E premte, 8 Dhjetor, 2023

Sot dy super përballje në basketboll

E diela sportive i ka rezervuar lojë mjaft interesante për adhuruesit e basketbollit.

Java e shtatë e Prince Caffe Superligës, sot në program i ka dy ndeshje.

Trepça do të jetë nikoqire e Golden Eagle Yllit, ndeshje kjo e cila zhvillohet në palestrën sportive “Minatori”, në Mitrovicë, me fillim nga ora 17:00.

Mitrovicasit kanë pesë fitore dhe vetëm një humbje, ndërsa ish-kampionët e Kosovës kanë dy fitore e katër humbje.

Derbi i javës zhvillohet në palestrën “Karagaç” në Pejë, ku dy rivalët e vjetër, Peja dhe Bashkimi do të përballen mes vete.

“Verdhëzinjtë” nuk dinë për humbje këtë sezon, ku kanë gjashtë fitore e asnjë humbje, ndërsa prizrenasit kanë tri fitore e tri humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer