Të fundit:

Plas sherri mes çiftit në Obiliq, 64-vjeçari e akuzon gruan se “po shkon me kojshi”

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në...

Pamje ekskluzive nga rrahja në mes të kryeshefit të ujësjellësit dhe komshiut të tij, e pësoi edhe gruaja e Krasniqit (VIDEO)

Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi,...
- Advertisement -

Sot është ditëlindja e heroit Hamëz Jashari

- Advertisement -

 

Vëllai i komandantit legjendar, Adem Jasharit, heroi, Hamëz Shaban Jashari, sot ka ditëlindjen, mbush 73 vjet.

Hamza ka vetëm një djalë, Bekim Jasharin, i cili bashkë me familjen etij ka vizituar varrin e babit të tij.

- Advertisement -

Familja Jashari i dha Kosovës një histori të lavdishme, e cila i vuri kurorë sakrificave shekullore, bashkë me shumë burra e gra të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Postimi i plotë nga Bekim Jashari:

Urime Ditëlindjen Babush!

Sot, në ditëlindjen e 73-të të babushit Hamëz Jashari, bashkë me familjen bëmë homazhe te varri i tij, aty ku pushon bashkë me pjesën tjetër të familjes që ranë për të mos vdekur kurrë.

Kujtimi për babushin edhe sot, 25 vite pas nga rënia e tij heroike mbetet i freskët, mësimet e tij për jetën, atdhedashurinë, sinqeritetin e trimerinë kanë qenë dhe mbeten frymëzimi ynë jetësor.

- Advertisement -

Përjetë mirënjohës ndaj teje babush që na rrite e edukove nën frymën patriotike e të dashurisë për atdheun.

Urime babë ditëlindja e 73-të!

 

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -