Monday, April 27, 2026

Sot në orën 20:30 seancë e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit; këta janë dy kandidatë

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dorëzuar kërkesën zyrtare për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Albulena Haxhiu përmes një njoftimi në rrjetet sociale, duke konfirmuar se seanca do të nisë sonte në orën 20:30.

Në kuadër të kësaj kërkese, janë bërë të ditur edhe emrat e dy kandidatëve që do të jenë në garë për postin e të parit të shtetit.

“Në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për President: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha”, shkroi Haxhiu.

Përmes njoftimit të saj, Haxhiu u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve, pa dallim, që të jenë të pranishëm në sallë për të përmbushur detyrimet e tyre ndaj institucioneve dhe Kushtetutës.

“I ftoj që të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në këtë seancë, në përputhje me obligimet e tyre kushtetuese”, ka shkruar Haxhiu.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer