E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Sulmohet seksualisht një 13-vjeçare, ish i dashuri i nënës së saj i kërkoi të shkojnë në hotel

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë vajzat e mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të panjohur, por edhe nga ata të cilët i kanë të afërm. Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për këto raste dhe për të dyshuarit që kanë rënë në prangat e Policisë.

Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur së fundi në Ferizaj, ku viktimë është një vajzë 13-vjeçare.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rastin e ka denoncuar nëna e të miturës, e cila ka rrëfyer para hetuesve policorë se ish i dashuri i saj, E.A., e ka marrë vajzën pa dijeninë e saj dhe e ka dërguar në një restorant, ku e ka puthur në faqe.

E gjithë historia bëhet më tronditëse, kur bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari i ka kërkuar të miturës që të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë 13-vjeçarja, e cila ka thënë se i dyshuari disa herë e ka marrë me veturë dhe e ka dërguar në restorant, e më pas i kërkuar që të shkojnë në hotel për të kryer marrëdhënie seksuale.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore janë aktivizuar që ta arrestojnë të dyshuarin, i cili pas ftesës është paraqitur në stacion ku është intervistuar lidhur me rastin, ku para hetuesve ka mohuar të gjitha akuzat kundrejt tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer