Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Deçan, meqë i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, raporton Express.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ka pranuar tretman mjekësor.
“DHUNË NË FAMILJE – Deçan / 15.07.2024 – 14:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.