E premte, 6 Dhjetor, 2024

“Ta vraj familjen e të la gjallë e për gazep”, kështu e kërcënoi ish-frajeri 37-vjeçaren

Një rast i rëndë ka ndodhur së fundi në Ferizaj, ku një burrë dyshohet se ka kërcënuar me jetë ish të dashurën e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se përballë kësaj situate 37-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se me të dyshuarin ka qenë në lidhje dashurie, por ka disa kohë që është ndarë prej tij.

Sipas saj, gjatë kohës që kanë qenë në lidhje dashurie, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike si dhe mbrëmë pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete, 40-vjeçari e ka kërcënuar se nëse e lajmëron Policinë do ia vrasë familjen dhe viktimën do ta lërë gjallë e për gazep.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion të Policisë, ku është intervistuar lidhur me veprën për të cilën dyshohet.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer