Të fundit:

Drenicasi s’pranon të ndahet nga e fejuara, e kërcënon atë dhe familjen e saj

Telashet mes çifteve të cilët kanë zgjedhur që jetën...

Fadil Nura pa pikën e mëshirës i nxjerr pensionistet në ‘sokak’ [FOTO]

Pensionistet e komunes së Skenderajt, sot nuk kanë mundur...
- Advertisement -

“Tanve kom me iu vra”/ I riu kërcënon dhe sulmon policët që e gjobitën për prishje të rendit dhe qetësisë

- Advertisement -

Shqiptimi i gjobave për për qytetarët bëhen shpesh herë shkas që këta të fundit të revoltohen dhe të bëjnë veprime agresive ndaj zyrtarëve policorë. Përpos ofendimeve, ata eskalojnë edhe në kërcënime në sulme fizike, duke ua vështirësuar kryerjen e detyrave, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur së fundi në qytetin e Podujevës, ku Policia i shqiptoi një tiketë për kundërvajtje një të riu që prishi rendin dhe qetësinë publike.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 19-vjeçari në shenjë revolte ka kërcënuar zyrtarët policorë që e gjobitën, duke u thënë se do i vrasë të gjithë.

- Advertisement -

Kjo ka bërë që ai të arrestohet dhe të shoqërohet në stacion policor, mirëpo as brenda stacion nuk ka kursyer fjalët e rënda e po ashtu dyshohet se ka sulmuar edhe disa policë, të cilët kanë marrë lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë në spital.

Si rezultat i sjelljeve të tij, me urdhër të prokurorit ndaj të riut është iniciuar rasti për veprën penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -