E hënë, 7 Tetor, 2024

Të rinjtë kosovarë problematikë, përleshen e kapen me armë ilegale – intervenon Policia

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Përpos armëmbajtjes, kosovarët janë edhe meraklinj të gjuajtjeve me armë, ku si pasojë janë shënuar shpesh herë raste të plagosjeve të qëllimshme dhe atyre nga plumbat qorr, të cilat kanë përfunduar edhe me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se dje e sot janë zbuluar dy raste të tilla në Prishtinë dhe Rahovec.

Dje pasdite në rrugën ‘Gustav Majer’ në Prishtinë ka ndodhur një ngatërresë ku janë përfshirë tre persona të mitur.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në tre të dyshuarit që ishin përleshur mes vete, me ç’rast te njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një mjet i mprehtë.

Tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin dhe me urdhër të prokurorit ndaj tyre kanë nisur hetimet për dy veprat penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Me armë u kap mëngjesin e sotëm edhe një 23-vjeçar në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Rahovec.

Sinjali mëson se një njësi policore ka ndalur të dyshuarin dhe gjatë kontrollit të veturë së tij është gjetur dhe sekuestruar një armë me një karikator dhe një fishek.

I riu ka përfunduar në stacion të Policisë, ku është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, teksa me urdhër të prokurorit ai do të hetohet për veprën ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer