E premte, 26 Prill, 2024

Tragjike: Gjendet i varur me konop një 35-vjeçar, dyshohet për vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Berec të komunës së Shtërpcës, ku një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se rreth orës 15:00 kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi një person ishte gjetur i varur në litar dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes po ashtu kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë marrë deklaratën e prindit të viktimës. Ai ka bërë me dije se ka gjetur të birin të varur në një stallë afër shtëpisë dhe ka tentuar t’ia shpëtojë jetën duke ia hequr litarin dhe duke e lëshuar në tokë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer