Të fundit:

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e personit në foto, ja për çka dyshohet

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan ka kërkuar ndihmë...

Hajnat vjedhin veturën në hotel “Kosova”, ofrohet shpërblim për gjetjen e të dyshuarve (VIDEO)

Përpos shtëpive private, banesave, bizneseve e institucioneve të ndryshme...
- Advertisement -

Tragjike: Humb jetën punëtori 30-vjeçar që ra nga kati i 10-të në punë

- Advertisement -

Mediet ditë më parë raportuan për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Fushë Kosovë ku një 30-vjeçar ka rënë nga lartësia e një objekti ku po punonte punë ndërtimore. I riu, R.Rr., ishte dërguar me urgjencë në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda që mori, mirëpo nuk ka mundur t’ju bëjë ballë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali merr vesh nga burimet brenda Emergjencës se 30-vjeçari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në QKUK.

Ndryshe, pronari i kompanisë “Qlirimi”, Nazir Xhema kanë rënë në prangat e Policisë, si i dyshuar për këtë rast si dhe Rasim Voca pronari i kompanisë “Voca Dekor” përgjegjëse për skelet e vendosura në objektin ku u lëndua viktima.

- Advertisement -

Xhema dhe Voca do të hetohen për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

30-vjeçari ka rënë nga kati i dhjetë i objektit banesor ‘Model Slovenia’ që është në ndërtim e sipër dhe për pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -