E enjte, 25 Prill, 2024

Tragjike: Koka e personit që u gjet i varur në mal gjendet e ndarë nga trupi

Një rast i rëndë u zbulua sot në malin Polevica mbi fshatin Zhur të Prizrenit, ku një burrë u gjet i varur në një lis. Viktima, i cili akoma nuk është identifikuar, është gjendur i varur në litar dhe sipas informacioneve të para dyshohet se ishte zhdukur që disa muaj.

Burimet e Gazetës Sinjalit kanë bërë me dije se koka u gjet e shkëputur nga trupi dhe akoma s’dihet se për kë bëhet fjalë, pasi trupi ishte dekompozuar. Megjithatë posa njësitë përkatëse kanë arritur në vendin e ngjarjes, trupi është tërhequr dhe tashmë kanë nisur hetimet për të zbuluar identitetin e tij.

Sipas informacioneve të para, Policia nuk ka arritur ta identifikojë, por që po verifikohen rastet e personave që janë raportuar të zhdukur.

Rastin për mediet kosovare e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.

 

“Një dëshmitar sot rreth ores 12:00 ka raportuar në nënstacionin Zhur se në malin që njihet “Polevica’ mbi fshatin Zhur, në afersi te magjistrales Zhur-Dragash, ka hasur në një person të varur me litar për një lis. Rastit ju kane përgjigj patrullat policore te Stacionit Policor Prizren së bashku me hetuesit kujdestare dhe aty shihet personi, duket mashkull, trupi i dekompozuar. Dëshmitari e ka has rreth orës 10:30 dhe është vonuar për shkak të terrenit malor derisa ka arrit në nënstacionin Zhur”, tha Bytyqi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer