Në një postim në rrjetet sociale, bashkëluftëtari i Adem Jasharit dhe njëjerit kandidat për deputet i PDK’së me numër 11, Gjeneral Jakup Nura, ka reaguar ndaj tubimit politik të Ablin Kurtit që u mbajt sonte në këtë qytet.
Nura thotë se tubimi i sotëm i Kurtit është një akt i mungesës së respektit për viktimat e tragjedisë të ndodhur mbrëmë në fshatin Çubrel.
Postimi i plotë:
Në Skenderaj nuk ka “të ndershëm” e “të pandershëm”, këtu ka vetëm njerëz të mirë, njerëz që e vuajnë sot e kësaj dite luftën e fundit, dhe ka njerëz që irritohen kur dëgjojnë fjalor të viteve të 90-ta që na ka detyruar të bëjmë atë që i ka hije e për nder shqiptarit.
Tubimi politik i Ablin Kurtit sonte në Skenderaj është mungesë e respektit ndaj tri viktimave të aksidentit që ndodhi mbrëmë në komunë tonë, dhe dëshmoi se gjuha e përdorur prej tij, ka qenë e papranuar në vitet e paraluftës, për cka ka marrë edhe rezultatin e merituar.
Andaj, fatkeqësisht sonte në Skenderaj, qasja e kryeministrit e Kosovës, plot urrejtje ndaj këtij rajoni dhe këtyre njerëzve, që ka për qëllim të krijojë përçarje mes shqiptarëve, edhe pse kanë dëshmuar pathyeshmëri në çdo periudhë, me riktheu në atë kohë.