Të fundit:

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e personit në foto, ja për çka dyshohet

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan ka kërkuar ndihmë...

Hajnat vjedhin veturën në hotel “Kosova”, ofrohet shpërblim për gjetjen e të dyshuarve (VIDEO)

Përpos shtëpive private, banesave, bizneseve e institucioneve të ndryshme...
- Advertisement -

Ushtron dhunë ndaj gruas së tij, i del në ndihmë edhe vëllai – e shtyn nga shkallët

- Advertisement -

Dhuna në familje po vazhdon të mbetet një ndër dukuritë më shqetësuese në vend, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes. Viktimat në shumë raste kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në një familje në rrugën ‘Xhafer Meta’ në Podujevë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe e ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 37-vjeçaja ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e ka denoncuar në organet e rendit.

- Advertisement -

Bazuar në dëshminë e saj dhënë organeve të hetuesisë, gjithçka kishte filluar pas një konflikti me burrin e saj, i cili kishte përdorur forcë dhe e e kishte kërcënuar me thikë se do ta mbys. I dyshuari i kërkonte asaj që të largohet nga shtëpia dhe në një moment në ndihmë i ka dalë edhe vëllai i tij.

40-vjeçari dyshohet se ka sulmuar kunatën e tij, duke e shtyrë dhe duke rrëzuar nga shkallët e shtëpisë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arrestuar dy vëllezërit dhe të dy janë shoqëruar në stacion policor, ku para hetuesve kanë mohuar të kenë ushtruar dhunë ndaj 37-vjeçares.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj të dyshuarve për veprat “Dhunë në familje” dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -