E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Vdekje e dyshimtë Gjendet pa shenja jete një grua , jetonte e vetme

Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën në një familje në Prishtinë, ku një grua e moshës 74-vjeçare është gjetur pa shenja jete, në shtëpinë e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se e ndjera u gjet pa shenja jete para disa orësh, vdekjen e së cilës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas mëson Sinjali, viktima ka jetuar e vetme dhe akoma nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur e ndjera.

Pas mbledhjes së informacioneve, burimet thonë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”.

Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë për të marrë një konfirmim zyrtar, por të njëjtit s’kanë kthyer akoma përgjigje.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer