E premte, 24 Janar, 2025

Vdes një person në Klinë, Policia po e heton rastin

Një person në qytetin e Klinës është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes, shkruan portali rajoni.org.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:54 dhe është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

“Klinë / 29.12.2024-12:54. Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer