E diel, 24 Nëntor, 2024

Vdes një punëtor në Prizren, kolegu i tij e goditi kur ra nga lartësia

Një person ka gjetur vdekjen gjatë punës në Prizren.

Teksa kolegu i të ndjerit ra nga lartësia dhe goditi në kokë viktimën, ky i fundit gjeti vdekjen nga lëndimet e marra.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, raporton klankosova.

“Ju informojmë  se me datë 23.11.2024, në ora 15:40,  në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren , në një ndërtesë e cili është duke u rinovuar, brenda në katin e fundit të saj,  derisa një punëtor ishte duke punuar nga lartësia bie një profilë metali, i njëjti e godet në kokë punëtorin A. G. 25-vjeçar nga fshati Vragoli, Fushë Kosovë dhe për pasoj i njëjti vdesë, vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi Urgjencës. Në vend ngjarje kanë dal  hetuesit kujdestar të stacionit dhe Sektori Rajonal I Hetimeve, edhe inspektori i punës është informuar”, tha Bytyqi.

Policia në konsultim me prokurorin kujdestar janë duke hetuar rastin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer