Thursday, April 30, 2026

Kompania e vellaut të shokut të ngushtë të Hysen Durmishit shpërblehet me kontratë milionëshe nga Komuna e Mitrovicës

Komuna e Mitrovicës së Jugut e udhehequr nga Faton Peci i GUXO’së ka shpallur fituesin e tenderit për asfalltimin e rrugëve në Bajgorë, Rashan, Tërstenë, Kutllovc dhe Vllahi, shkruan rajoni.org.

Kjo procedurë ka qenë bashkëfinancim mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Mitrovicës, dhe ka filluar në kohën kur zëvendësministër ka qenë Hysen Durmishi.

Fitues i tenderit është shpallur grupi i operatoreve ekonomik “Dio Bes, Eurokos Holding” me vlerën 3,088,862.40€, anisë në garë ishin shtatë ofertues, ku dy prej tyre ishin me të lira së oferta fituese.

Njoftimin mbi vendimin e autoritetit kontraktues është lëshuar sot (data 30.04.2026), dhe mbartë nënshkrimin e zyrtarit përgjegjes të prokurimit.

Screenshot

Kush ështe kompania Dio Bes?

Kompania, “Dio Bes SH.P.K”, sipas formualarit të regjistrimit në Agjencinë Kosovare të Biznesve, është themeluar në nëntor të vitit 2020.

Përveç vëllaut të Bujar Shabanit, Xhelal Shabanit, si pronarë, figuron se kompania ka dy punëtor të regjistruar dhe një kapital prej 100 mijë eurove.

Bujash Shabani është shoku i ngushtë i i deputetit Hysen Durmishit. Ai akuzohet edhe për mashtrime në tenderët publikë

Eurkos Holding, lidhje me pushtetin e VV-së

Kjo kompani ka fituar disa kontrata nga Ministria e Infrastrukturës dhe shpesh ka qenë pjesë e konsorciumeve me kompani të lidhura me kompaninë “Bageri”.

Edhe pse në këtë tender ështe është shpallur fitues si grup i operatoreve ekonomik, në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale nga vetë Kryeministri i Kosovës, në disa punishtë shihen punëtorët në terren me bluza, ku poshtë logos Eurkos gjendet edhe logoja “Dio Bes”, një kompani që është në pronësi të vëllait të pronarit të kompanisë Bageri./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer