E hënë, 27 Maj, 2024

Vetura godet një kembësore, 31-vjeçarja dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Aksidentet në trafik janë një ndër dukuritë më shqetësuese në vendin tonë. Ato zakonisht ndodhin për shkak të pakujdesisë së shoferëve që rrezikojnë të gjithë pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, mosrespektimit të rregullave të trafikut e për shkak të shpejtësisë. Si pasojë e shpërqendrimit dhe pakujdesisë të shoferëve, viktima në shumë raste janë edhe këmbësorët, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën e Tregut të Gjelbër në Prizren, ku vetura ka goditur një këmbësore.

Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të pakujdesisë së shoferit, me ç’rast 32-vjeçarja ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima ka pësuar frakturë në këmbë dhe është hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer