E enjte, 14 Nëntor, 2024

Vjedhje e rëndë në një shtëpi, hajni zbulohet përmes pamjeve nga kamerat e sigurisë

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Në shumicën e rasteve, hajnat arrijnë të ikin me mijëra euro e gjësende me vlerë pa lënë ndonjë gjurmë. Por ndryshe ka ndodhur me një rast në Gjakovë, ku kamerat e sigurisë nxorën zbuluar të dyshuarin, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur para dy ditësh, në një shtëpi në rrugën “Ndrec P. Gjokaj”, ku i dyshuari ka arritur të vjedh një dron dhe disa orë dore.

Rasti u denoncua nga pronari i shtëpisë, me ç’rast deponoi si dëshmi pamjet nga kamerat e sigurisë.

Si rezultat i analizimit të pamjeve, i dyshuari F.I., është identifikuar dhe arrestuar nga Policia dhe më pas u shoqërua në stacion policor për intervisitim.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe rasti është cilësuar si ‘Vjedhje e rëndë’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer