Kandidatja e LDK-së për presidente Vjosa Osmani sonte në “tubimin e bashkimit” të LDK-së është treguar e ashpër me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, edhe pse nuk ia përmendi emrin.
Osmani ndërsa fliste që sipas saj janë dy rrugë para Kosovës, ajo tha se “në njërën anë është rruga e atyre që e çojnë vendin në zgjedhje çdo tre muaj sepse nuk ngopen kurrë”, duke aluduar në Vetëvendosjen dhe Kurtin.
Kurse rruga tjetër, tha Osmani është ajo e amanetit të Rugovës, e aleancave të forta, rruga e Kosovës që nuk përkulet kurrë”, tha Osmani.