E shtunë, 27 Korrik, 2024

VV-ja e kundërshton rezolutën për policinë dhe rritjen e koeficientit, nuk kalojnë në Kuvend

Rezoluta për mbështetjen financiare të Policisë së Kosovës e propozuar nga PDK-ja dhe ajo për rritjen e koeficientit të pagave në sektorin publik e propozuar nga AAK-ja është rrëzuar në Kuvend. Kjo, pasi që VV-ja e ka absentuar njërën rezolutë, ndërkaq tjetrën e ka kundërshtuar.

Grupi parlamentar i VV-së, sikurse herën e parë, e ka kundërshtuar rezolutën për mbështetjen financiare të Policisë së Kosovës.

Edhe propozimi i AAK-së për rritjen e koeficientit në 129 euro ka hasur në kundërshti nga VV-ja. Koeficienti i pagave në sektorin publik, sipas qeverisë, pritet të rritet për 5 euro më shumë për vitin e ardhshëm.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, të cilët e kanë propozuar këtë rezolutë, kanë thënë se ngritja 5 euro është zvogëlim i pagave.

“Debati për koeficientin u pa se s’ka vullnet nga mazhoranca dhe ka ardhë një rritje prej 5 eurove. Nëse votohet kjo rezolutë, neve na hapet rruga në komisionin për buxhet. Ngritja 5 euro nuk është ngritje por zvogëlim i pagave”, deklaroi ai.

Lidhur me këtë nga opozita reagoi edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili tha se ka diskrepancë mes pagës minimale dhe pagës më të ulët në sektorin publik përmes koeficientit që pritet të jetë vitin e ardhshëm.

“Një çështje duhet ta kemi në konsideratë të gjithë ne këtu që jemi ligjbërës. Nëse paga minimale është 264 euro dhe koeficienti më i vogël në sektorin publik është 2, atëherë logjik i bie se 132 euro duhet me qenë koeficienti. S’ka logjikë që paga minimale të jetë 264 euro, koeficienti me kanë 2 më i ulëti edhe me miratu Ligj të Pagave në sektorin publik nën pagën minimale. Kjo i bie se paga më e ulët me koeficientin 2 është 220 euro, e jo 264 euro”, tha ai.

Për këtë çështje ka folur edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se norma e inflacionit është më e lartë sesa rritja e pagave për vitin e ardhshëm.

“Ne dje në komision për buxhet e kemi diskutuar projekt-buxhetin për vitin 2024 me propozimin e Qeverisë që vlera e koeficientit të rritet nga 105 në 110 euro, që është 4,7 për qind rritje e pagave. Sivjet inflacioni është rreth 6-7. Mendoj që duhet të merren parasysh këto rrethana të reja për aq sa ka qenë norma e inflacionit”, deklaroi Hoti.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer