Elvis Rexhbeçaj do t’i japë fund eksperiencës tek Augsburgu në fund të këtij sezoni.
Wolfsburgu e ka zyrtarizuar rikthimin e yllit kosovar nga sezoni i ardhshëm.

“Elvisi po kthehet”, shkroi fillimisht klubi gjerman në rrjetet sociale.
“Pas katër vjetësh të kaluar ne Augsburg, Elvis Rexhbeçaj do të transferohet në Wolfsburg si lojtar i lirë dhe do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2030. Mezi presim të shihemi, Elvis”, shkroi tutje klubi nga Bundesliga gjermane.
Rexhbeçaj kishte luajtur në Wolfsburg para se të transferohej ne Augsburg, ku luajti me sukses në sezonet e fundit.