Monday, July 6, 2026

Zgjidhen dy anëtarët e rinj të KGjK-së

Këtë të hënë janë zgjedhur dy anëtarët e rinj të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Me 10 vota për, vendin e zëvendëskryesueses së KGJK-së Arjeta Sadikut dhe gjyqtarit Fidan Hoxha, e zunë Alban Maxhuni, gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë-dega Vushtrri, dhe Valentina Sopjani gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, transmeton klankosova.tv.

Gjatë mbledhjes së KGJK-së, kryesuesi Rrustem Thaçi, bëri të ditur se mandati i anëtarëve të rinj do të filloj nga data 8 korrik derisa tha se do përfundojë më 7 korrik të vitit 2031.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer