Të fundit:

- Advertisement -

Zhvillimet në Drenas, Ramiz Lladrovci liron dy drejtorët nga detyra

- Advertisement -

Sot kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka liruar nga detyra dy drejtor të drejtorive komunale.

Egzona Jetullahu-Gjoshi, Drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik dhe Ruzhdi Lestrani, Drejtor për Gjeodozi, Kadastër dhe Pronë më nuk do të jenë në këto pozita.

Sipas Lladrovcit, lirimi i tyre nga detyra është bërë më qëllim të ngritjes së përformancës dhe efikasitetit të kabinetit të tij.

- Advertisement -

“I falënderova për bashkëpunimin dhe urova suksese në punën e tyre të mëtejme. Ky vendim nuk ishte i lehtë, sepse, me vite kemi punuar e bashkëpunuar për të qenë komuna më e mirë në performancën komunale. Së shpejti, do të marr vendim për plotësimin e vendeve të lira në Kabinetin tim, për të vijuar me sukses qeverisjen dhe duke zbatuar premtimet e dhëna para qytetarëve”, ka thënë kryetari Lladrovci.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -