E shtunë, 27 Korrik, 2024

Zyrtare: Faruk Statovci emërohet trajner i kësaj skuadre nga Kosova

Skuadra FC Phoenix sot ka zyrtarizuar trajnerin e tyre të ri, Faruk Statovci.

Statovci tanimë do të jetë në krye të skuadrës së Phoenix-it, të cilët aktualisht luajnë në Ligën e Parë të Kosovës, ndërsa rezultatet në katër xhirot e fundit skuadra nga Banja Peja ka arritur dy humbje dhe dy barazime.

Vlen të përmendet, se ndihmës trajner pritet ta ketë MC Kreshën.

Postimi i plotë:

Përshëndetje, Tifozë dhe antarë të klubit FC Phoenix

Sot, klubi ynë është krenar të prezantojë trajnerin e ri, Faruk Statovci, një trajner i njohur i cili ka udhëhequr shumë skuadra të futbollit në Kosovë. Kjo është një marrëveshje e rëndësishme për klubin tonë, e arritur me angazhimin e presidentit Muhedin Ferati dhe nën-presidentit Lulzim Shoshi.

Me trajnerin Faruk Statovci në drejtim, klubin tonë po e presin sfida emocionuese. Urojmë mireseardhjen e tij dhe i dëshirojmë shumë sukses në këtë aventurë të re. Forca dhe pasioni për futbollin do të na udhëheqin drejt suksesit në të ardhmen!”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer