E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Zyrtare: Rrahmani shpërfill Kosovën, publikohet lista e ‘cunguar’ e përfaqësueses

Përfaqësuesja e Kosovës do të paraqitet pa kapitenin Amir Rrahmani në ndeshjet e muajit nëntor për kualifkueset e Kampionatit Evropian.

Përzgjedhësi Primoz Gliha ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar dy ditë para ndeshjes ndaj Izraelit.

Në listën e grumbulluar, Gliha ka përzgjedhur pesë futbollistë nga Superliga e Kosovës, ndërkaq vërehet mungesa e kapitenit Amir Rrahmani.

Kapiteni Rrahmani ka zgjedhur të luaj për Napolin të dielën ndaj Empolit, ndërsa nuk dihet nëse do të bashkohet me Kosovën për ndeshjet ndaj Zvicrës e Bjellorusisë.

Për herë të parë te Kosova është grumbulluar Alban Ajdini.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer